Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në ekspozitën e fëmijëve kosovarë që janë vrarë ose zhdukur në luftën e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Abbott thotë se fëmijët e zhdukur dhe të vrarë meritojnë drejtësi dhe shton se këta fëmijë na kujtojnë ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës që sipas tij mund të falet por nuk mund të harrohet.
“1133 fëmijë kosovarë u vranë ose janë ende të zhdukur nga një konflikt i ndodhur rreth njëzet vjet më parë. Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, shkroi Abbott në Facebook./Gazeta Sinjali/