Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, shkruan Gazeta Sinjali.
Abbott u shpreh se kjo ditë është një kujtesë që të gjithë kemi përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të çdo qenie njerëzore. Po ashtu ai citoi edhe fjalët e Nënë Terëzës për të drejtat e njeriut.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, një kujtesë që të gjithë kemi përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Siç tha Nënë Tereza: ‘Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij'”. shkroi Abbott në Facebook./Gazeta Sinjali/