image Ambasadori britanik medias së Vuçiqit: Kuptoni, Kosova ka 1.7 milionë shqiptarë që s’duan të jenë me Serbinë

Politikë

Ambasadori britanik medias së Vuçiqit: Kuptoni, Kosova ka 1.7 milionë shqiptarë që s’duan të jenë me Serbinë

news image

Ambasadori i sapoemëruar britanik në Beograd, Edward Ferguson, në një intervistë me “Kurir.rs”, media kjo tejet e afërt me pushtetin serb, ka thënë se “kur kuptohemi, krijojmë edhe mirëkuptim” duke folur për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ndër tjera shtoi se Serbia duhet ta kuptojë që “Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë”.

“Si negociator, mendoj se është e rëndësishme të vendosni veten në anën e palës tjetër. Për popullin e Kosovës, mendoj se është e rëndësishme që të pranojnë se Serbia ka disa shqetësime legjitime; për sigurinë e komunitetit serb dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për popullin e Serbisë, kjo do të thotë ta pranojnë se Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë. Me të kuptuarin drejtë të gjërave vjen besimi, dhe me mirëbesim mund të arrihet kompromisi”, ka thënë Edward Ferguson.

/GazetaSinjali/