image Ambasadori britanik i shkon në zyrë Isa Mustafës pak para mbledhjes së Kryesisë

Kosovë

Takimi/ Ambasadori britanik i shkon në zyrë Isa Mustafës pak para mbledhjes së Kryesisë

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka vizituar sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, në zyrat e kësaj partie, raporton Gazeta Sinjali.

Në ditën kur LDK, po rikujton ish- presidentin Ibrahim Rugova, partia e Isa Mustafës po vazhdon të takohet edhe diplomat të huaj për mundësinë e formimit të Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Takimi mes ambasadorit Abott dhe LDK-së ka filluar rreth një orë më parë dhe ende nuk dihet se çfarë është diskutuar..

Pikërisht për këtë arsye, lideri i partisë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrë pjesë ende në homazhet te varri i ish-presidentit Rugova.

Kjo vizitë e Abbot vjen në ditën kur LDK-ja do të diskutojë në kryesi për koalicionin me LV-në./Gazeta Sinjali/