image Ambasadori britanik i emocionuar, u drejtohet qytetarëve të Kosovës me një mesazh

Kosovë

Mirënjohës/ Ambasadori britanik i emocionuar, u drejtohet qytetarëve të Kosovës me një mesazh

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i mrekulluar me mikpritjen e popullit të Kosovës ndaj ekipit futbollistik të kombëtarës angleze dhe tifozëve të këtij shteti.

Ai ka bërë të ditur se nga ajo që ka parë gjatë fundjavës në Prishtinë, ndihet edhe më shumë krenar që i shërben vendit të tij pikërisht në Kosovë

“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte absolutisht e mahnishme.”, ka thënë ambasadori britanik duke falënderuar popullin e Kosovës për bujarinë  dhe zemërgjerësinë e treguar.

“Do të dëshiroja t`i falënderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë, këtë vikend. Ishte me të vërtetë e veçantë dhe jam i sigurt që ju keni parë mediet sociale, shumë komente nga përkrahësit anglezë që ishin këtu dhe kanë kaluar një vikend të mrekullueshëm. Faleminderit!” ka përfunduar videomesazhin e tij drejtuar popullit shqiptar të Kosovës, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. / Gazeta Sinjali/