image Ambasadori britanik bën homazhe në Prekaz: Kosova ka guxim të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit

Kosovë

Ambasadori britanik bën homazhe në Prekaz: Kosova ka guxim të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar sot kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u shpreh se Kosova e ka guximin për t’u përballur me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe ndjekjes së drejtësisë për viktimat.

”Këtë mëngjes bëra nderimet e mia në memorialin e familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë do të qëndrojë prapa ndërhyrjes së saj si një çështje e drejtë, për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja”, ka shkruar ai.

Në fund, ambasadori britanik citoi Toni Blair i cili më 23 mars të viti 1999 në Dhomën e Komunave kishte thënë: “Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër, përveçse të veprojmë dhe ashtu do të bëjmë”./Gazeta Sinjali/