Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, të cilët diskutuan rreth dialogut me Serbinë dhe për sundimin e ligjit.
Hoti përmes një reagimi në Twitter ka thënë se mirëpret përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abbott për forcimin e sundimit të ligjit dhe rreth çështjes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“I kënaqur të fillojë ditën në zyrë me partnerët më të ngushtë të Kosovës. Mirëpres përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abbott për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar Hoti./ Gazeta Sinjali/