image Ambasadori Bajrami jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimi i Kurtit për targat çuditërisht u refuzua
[wp-story id="814678"]

Politikë

Ambasadori Bajrami jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimi i Kurtit për targat çuditërisht u refuzua

news image

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami.

bajrami

Tutje, ka thënë se çuditërisht kjo kërkesë është refuzuar.

Ndërkohë, Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

“Ne do t’i informojmë vendet anëtar, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/