Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami.
Tutje, ka thënë se çuditërisht kjo kërkesë është refuzuar.
Ndërkohë, Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.
“Ne do t’i informojmë vendet anëtar, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”, ka thënë ai.