image Ambasadori amerikan takon gazetarët: Mirëpres heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës

Politikë

Ambasadori amerikan takon gazetarët: Mirëpres heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës

news image

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier ka takuar gazetarët, ku  kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

Hovenier ka përshëndetur heqjen e barrikadave në Veri dhe ka treguar se vazhdon mbështetja e ShBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëprita heqjen e barrikadave dhe përsërita mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian për të avancuar zgjidhjet që ofrojnë stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

/GazetaSinjali/