image Ambasadori amerikan takoi edhe Albin Kurtin, ka një kërkesë

Kosovë

Koalicioni/ Ambasadori amerikan takoi edhe Albin Kurtin, ka një kërkesë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Mësohet se takimi ka përfunduar minuta më parë dhe në këtë takim Kosnetti ka kërkuar nga Kurti formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci.

Më herët, ambasadori Kosnett, takoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë ishtin të pranishëm edhe nënkryetarët Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti. / Gazeta Sinjali/