image Ambasadori amerikan takohet me liderët fetarë: ShBA mbështet të drejtën për të adhuruar lirshëm

Sociale

Ambasadori amerikan takohet me liderët fetarë: ShBA mbështet të drejtën për të adhuruar lirshëm

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar sot liderët fetarë të Kosovës.

Me këtë rast ambasadori Hovenier është shprehur i nderuar për këtë takim, teksa theksoi mbështetjen e vendit të tij për dialogun ndërfetar dhe për tolerancën fetare.

“Respekti për lirinë fetare është një ideal i çmuar në secilën demokraci moderne, multietnike. I nderuar që u takova sot me liderët fetarë, ku përsëritura mbështetjen e SHBA-së për dialogun ndërfetar dhe rëndësinë e respektit, tolerancës dhe mbrojtjes së të drejtave individuale, duke përfshirë të drejtën për të adhuruar lirshëm”, theksoi ambasadori amerikan.

/GazetaSinjali/