image Ambasadori amerikan Philip Kosnett mbërrin në Kuvend

Kosovë

Mocioni/ Ambasadori amerikan Philip Kosnett mbërrin në Kuvend

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka mbërritur në objektin e Kuvendit.

Kosnett dje mbështeti hapur seancën e sotme për rrëzimin e qeverisë duke shkruar se është i kënaqur që po mbahet kjo seancë, dhe që institucionet po e respektojnë kushtetutën e Kosovës.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Mocionit pritet t’i paraprijë një debat lidhur me situatën. /Gazeta Sinjali/