image Ambasadori amerikan përgëzon Kosovën për sigurimin e rrjetit 5G

Kosovë

Ambasadori amerikan përgëzon Kosovën për sigurimin e rrjetit 5G

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, përmes një postimi ka përshëndetur Republikën e Kosovës për ndërmarrjen e hapave për sigurimin e rrjetit 5G, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai në Twitter, tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë  drejt zgjerimit të ekonomisë digjitale të Kosovës.

“E përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjetet e saj #5G janë në rrugë të pastër, pa shitës të pabesuar, në përputhje me Marrëveshjet e Washingtonit”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/