“Paradës së Krenarisë”, në mesin e shumë figurave publike, iu është bashkuar edhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Nga sheshi “Skënderbeu”, Hovenier ka thënë se të drejtat e komunitetit janë të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht iu ka bërë thirrje kolegëve, pjestarëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Për t’iu bashkuar paradës së krenarisë ne jemi këtu për të treguar mbështetjen për komunitetin LGBTI+, sepse besojmë fuqimisht që drejtat e komunitetit, janë të drejta të njeriut. Shpresoj që nuk do të bëhem rrëfimi i sotëm, por do të shohim kolegët e mi, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarët e Kosovës duke marshuar. Do ta them sërish, të drejtat e LGBTI+, janë të drejta të njeriut“, ka thënë ai.
Në “Paradën e Krenarisë” po marrin pjesë edhe figura tjera të njohura politike.