image Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është politike dhe jo e detyrueshme

Rajon

Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është politike dhe jo e detyrueshme

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey ka folur për marrëveshjen ekonomike e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, e cila sipas tij kjo është një angazhim politik dhe jo marrëveshje e detyrueshme, transmeton Gazeta Sinjali.

Godfrey ka thënë se sheh gjëra të mira dhe përparësi të mëdha me ardhjen e Richard Grenell dhe Adam Boehler, kryetarit DFC-së, në Prishtinë dhe në Beograd.

Ai në një intervistë për televizionin serb, Nova S ka thënë se Washingtoni do të përmbush premtimet e tij, dhe vlerësoi se hapja e se zyrës së Agjencisë Amerikane të Zhvillimit (DFC) në Beograd është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara duan rezultate nga marrëveshja për normalizimin ekonomik.

“SHBA-ja dëshiron të arrijë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin dy palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga dy anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga dy palët”.

“Normalizimi ekonomik nuk është një konkurrencë me BE, por hapi që kemi ndërmarrë është një hap shtesë për atë që po ndodh tashmë në Bruksel dhe Bashkimi ka përparësi në çështjet politike”, ka përfunduar Godfrey. /Gazeta Sinjali/