image Ambasadori amerikan në Serbi: Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme për Kosovën dhe Serbinë

Botë

Ambasadori amerikan në Serbi: Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme për Kosovën dhe Serbinë

news image

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka paralajmëruar se e premtja do të jetë një ditë e mrekullueshme për Kosovën dhe Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shpërndarë agjenden e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili do të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen mes këtyre vendeve fqinje.

“Ditë e mrekullueshme për Serbinë dhe Kosovën. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë, investime të reja, e ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë. Njerëzit në Kosovë dhe ata në Serbi e meritojnë një standard më të mirë jetese. Mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe të Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit e normalizimit ekonomik”, ka thënë Godfrey. /GazetaSinjali/