Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në një reagim në twitter, Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.
Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në prill të këtij viti dhe kishte marrë përkrahjen e Qeverisë Hoti, që edhe e ka proceduar për në Kuvend./GazetaSinjali/