Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët përgjegjës për krimet e luftës, shkruan Gazeta Sinjali.
Godfrey ka shkruar në Twitter se në mënyrë që drejtësia të vihet në vend Serbia duhet t’i ndjekë kriminelët e luftës.
“Në mënyrë që drejtësia të vihet në shërbim të viktimave dhe të ndërprejë përshtypjen në rritje të mosndëshkimit për autorët në vend dhe rajon, Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës”, ka shkruar ambasadori amerikan./Gazeta Sinjali/