image Ambasadori Kosnett mirëpret seancën për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

Kosovë

Reagim/ Ambasadori Kosnett mirëpret seancën për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

news image

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është i lumtur që nesër Kuvendi po zhvillon një votim mosbesimi.

Nesër do të mbahet seancë lidhur me votimin e mocionit ndaj Qeverisë Kurti, të inicuar nga partneri qeveritar, LDK-ja.

Kosnett ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën.

“I kënaqur të shohim që nesër Kuvendi po zhvillon një votim mosbesimi. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar ai në Twitter./ Gazeta Sinjali/