image Ambasadori amerikan mezi pret trajtimin gjyqësor të rastit të mashtrimit me veteranët

Kosovë

Reagim/ Ambasadori amerikan mezi pret trajtimin gjyqësor të rastit të mashtrimit me veteranët

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpriti caktimit e tri seancave gjyqësore për çështjen e veteranëve të luftës.

Kosnett përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, e ka cilësuar si një hap përpara për sundimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.

“Është mirë të shohësh që janë caktuar tri seanca gjyqësore radhazi në dhjetor për çështjen e mashtrimit me pensione nga veteranëve të luftës- një hap përpara për rolin e drejtësisë në Kosovë.” ka thënë Kosnett i cili poashtu e ka vlerësuar lartë çështjen e moszvarritjes së këtij procesi.

“Qytetarët meritojnë një gjyqësor që i merr parasysh rastet në kohën e duhur, pa pasur javë ose muaj ndërmjet seancave”, ka shkruar ambasadori amerikan./Gazeta Sinjali/