Nëpërmjet një komunikate, LDK-ja ka bërë të ditur se ambasadori amerikan Philip Kosnett, në takim me strukturat drejtuese të këtij subjekti ka kërkuar nga udhëheqësit politik krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe përmbushjen e mandatit të votuesve.
Ndërkaq kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sipas komunikatës e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Në anën tjetër Mustafa ka folur shkurt për media pas takimit me ambasadorin amerikan. Ai ka thënë se zgjedhjen e japin VV-ja, e jo LDK-ja.
“Zgjidhjen e japin ata jo ne”, tha Mustafa./Gazeta Sinjali/