image Ambasadori amerikan dhe Zemaj flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Politikë

Ambasadori amerikan dhe Zemaj flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

news image

Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ka qenë temë diskutimi në takimin që Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj e kishte të premten me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Takimi është kumtuar përmes një postimi në Twitter të ambasadorit amerikan.

“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s.”, ka shkruar Hovenier. 

/GazetaSinjali/