Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.
Në njoftimin e Ambasadorit Hovenier thuhet se Shtetet e Bashkuara i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Unionit Evropian në Kosovë për të dënuar ashpër këtë të fundit në një seri sulmesh kundër gazetarëve kosovarë.
“Media duhet të jetë në gjendje të punojë e lirë nga kërcënimet e dhunës dhe frikësimit. Një shtyp i lirë, i pavarur është shtrati i demokracisë”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan.