image Ambasadorët shqiptarë: Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive - Sinjali

Ambasadorët shqiptarë: Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive

news image

Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë ka uruar popullin e Kosovës për procesin e qetë dhe demokratik të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ky këshill ka vlerësuar se pas rezultatit të zgjedhjeve, vendi ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive, derisa në kumtesë thuhet se fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, do jenë bartëse dhe frymëzuese të interesave të votuesve.

Përmes një komunikate, Këshilli cilëson se zgjedhjet kanë dëshmuar se proceset demokratike në Kosovë po përparojnë dhe populli kosovar votoi në mënyrë të qetë.

“Lëvizja për Vetëvendosje (LVV) si fituese e këtyre zgjedhjeve po përballet me sfidën për të ndërtuar një konsensus të ri në Kosovë, si një shtet funksional i mbështetur në proceset demokratike. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin se të gjitha palët që do të shkojnë në opozitë, do të bëjnë një analizë të shëndetshme të rezultatit dhe do të mësojnë nga mësimet e nevojshme udhëzuese”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Këshilli i Ambasadorëve tutje shkruan se qeveria e re duhet të investojë në rrugën euroatlantike, të një shteti të zhvilluar, ku drejtësia sociale dhe sundimi i ligjit do jenë parësore./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin