Dmitry Zhirnov, Ambasadori rus në Afganistan, ka deklaruar se Rusia nuk ka në plan që të evakuojë ambasadën e tyre në Kabul, shkruan Gazeta Sinjali.
Zhirnov gjithashtu tha se ata kishin përforcuar sigurinë e ambasadës paraprakisht dhe do të vazhdojnë të punojnë në një “mënyrë të qetë dhe normale”, shkruan AP, transmeton Gazeta Sinjali.
Zhirnov tutje tha se talebanët premtuan të garantojnë sigurinë e ambasadave në Kabul, përfshirë atë ruse.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass citoi Suhail Shaheen, një zëdhënës i zyrës politike të talebanëve, duke thënë se organizata ka “marrëdhënie të mira me Rusinë”. /GazetaSinjali/