Dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga militantët palestinezë, pasi militantët e Hamasit sulmuan të shtunën Izraelin.
Ende nuk ka një shifër të konfirmuar të të rrëmbyerve, por Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara thotë se janë 100 shtetas, përfshirë këtu ushtarët dhe civilët.
Këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Izraeli.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi mbrëmjen e kaluar me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.