Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit e saj që janë në Gjermani, sesi të veprojnë në rast se u skadon viza në Gjermani.
“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë në Gjermani dhe u skadon ‘Viza Schengen’ apo ‘Viza’ të formave tjera- këto mund t’i zgjasin ku janë të lajmëruar në vendbanimet e tyre: me email, telefon apo edhe termin paraprak në komunat gjermane ku jetojnë!
E rëndësishme: të gjithë shtetasit që vazhdojnë Vizat e tyre të Qëndrimit DUHET të bëjnë edhe zgjatjen e sigurimit të tyre mjekësor në Gjermani”. thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/