Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër Covid-19.
Për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë Ambasadën në Ankara ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
Njëkohësisht, Ambasada kërkon nga qytetarët e RKS-së që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.
Njoftimi:
Ashtu siç është bërë publike edhe më herët, kthimi nga vende të ndryshme ku ka shtetas të Kosovës do të realizohet në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit. Kjo do të bëhet në mënyrë periodike, varësisht nga kapacitetet për kontroll dhe karantinë brenda Kosovës.
Të gjithë qytetarët që duan të kthehen duhet t’i kenë parasysh disa pika të rëndësishme:
- Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, secili i kthyer do të qëndrojë i mbyllur në karantinë për një kohë të caktuar.
- Për shkak të kapaciteteve për kontroll dhe karantinë, numri i personave që mund të kthehen është i kufizuar. Prioritet për t’u kthyer kanë personat me urgjenca shëndetësore.
- Kostoja e udhëtimit duhet të mbulohet nga vet udhëtarët.
Për konsultime të mëtutjeshme luteni të kontaktoni pa hezitim Ambasadën/Konsullatën në kontaktet e më poshtme:
- Ankara
E-mail: [email protected]
Tel: +90 312 446 70 53
Tel: +90 312 446 70 54
Fax: +90 312 446 70 55
Numri emergjent: +90 533 649 73 74
- Stamboll
E-mail: [email protected]
Tel: +90 212 234 82 62
Fax: +90212 234 82 61
Numri emergjent: +90 531 105 63 91