image Ambasada gjermane uron Vjosa Osmanin

Kosovë

Politikë/ Ambasada gjermane uron Vjosa Osmanin

news image

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si kryeparlamentare.

Ambasada gjermane në Kosovë shkruan se Vjosa Osmani do të ketë përgjegjësi të madhe në postin e ri.

“Tani urime për Kryeparlamentaren e parë në historinë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Keni një përgjegjësi të madhe, si në çdo demokraci tjetër parlamentare, Kuvendi është institucioni më i lartë politik ku shprehet vullneti i popullit. Paq fat!”, thuhet në shkrimin e ambasadorit në Twitter.

Osmani u zgjodh në krye të Kuvendit pas largimit të Glauk Konjufcës, i cili mbante këtë post që nga seanca konstituive më 26 dhjetor.

Osmani u votua nga 65 deputetë, ndërsa në seancën e jashtëzakonshme nuk mori pjesë opozita. /Gazeta Sinjali/