image Ambasada Gjermane në Kosovë anulon terminet për viza

Kosovë

Ambasada Gjermane në Kosovë anulon terminet për viza

news image

Për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës me origjinë kineze, tashmë i konfirmuar edhe në vendin tonë, Ambasada Gjermane në Kosovë ka vendosur të anulojë terminet për viza, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur një sinjalizues i cili ka pasur termin për datën 16 mars 2020, apo ditën e hënë.

Për datën tjetër të terminit, Ambasada Gjermane e siguron sinjalizuesin se do ta njoftojë me kohë. /Gazeta Sinjali/