image Ambasada franceze e përkrah emërimin e Lajçakut për dialogun Kosovë - Serbi

Kosovë

Reagim/ Ambasada franceze e përkrah emërimin e Lajçakut për dialogun Kosovë – Serbi

news image

Ambasada e Francës në Kosovë, e ka mbështetur emërimin e Miroslav Lajçak si të dërguar të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Ambasada këtë e ka bërë përmes një deklarate të publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada ka theksuar se Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës në ushtrimin e funksioneve të tij si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ai do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij në rolin e tij ndërmjetësues me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese midis dy palëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadës franceze.

https://www.facebook.com/FranceauKosovo/posts/2913246588719135?__xts__[0]=68.ARCdrhO_Jf0NNpMlrc17J01u6tf_fVfmj8zqbhAUerNI4xr-yy3q6jqIk304rzpPpLbn35-i8Rqfw1JfJDGSxt-BEcnEhVzVYGGf0cNIr_oYnpEK1bIz-OCsgje25zMZb5Sb_ai3rEeXo30_1yZXGllIsuTNinp4pLSaMrpGYAK1GPRGifTWKh_kJVc6sYawF4Cwpv8IRTEmV77OhXAwBlXYqJCV4szr-X9YrnHi1TgMGGbEXK0VBZKjp8VberUTHS0cxJDRlJLqVtv-Nz8-NFIjjE3Kt3zJuTgmMjhknG4zqtrAnYZecUu_vt64prkjlRkxfDn4NEqR2FqQ90DKIQ&__tn__=-R

Këshilli i Bashkimit Evropian, ka emëruar sot ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj./Gazeta Sinjali/