Ambasada e Shqipërisë në Itali ka thënë se po ndjek situatën e krijuar nga koronavirusi.
Përmes një njoftimi, ambasada dhe konsullatat në Milano dhe në Bari u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për në Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane në situatën e emergjencës.
Më tej, ambasada ka bërë publike edhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për ndihmë./Gazeta Sinjali/