image Ambasada e Shqipërisë me një kërkesë për të gjithë kosovarët që kanë strehuar banorët nga Shqipëria

Njoftim/ Ambasada e Shqipërisë me një kërkesë për të gjithë kosovarët që kanë strehuar banorët nga Shqipëria

news image

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë i është drejtuar me një kërkesë bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Ambasada kërkon nga të gjitha organet që të mundësohet regjistrimi i shtetasve shqiptar të strehuar në Kosovë.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

“Të nderuar,

Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.

Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.

Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert. Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:

Telefon: + 383 (0) 38 248 208

Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618

E-mail: [email protected]

Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://ëëë.facebook.com/AmbasadaPrishtine/

Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.

Komuna Skenderaj Komuna e Ferizajt Komuna e Gjilanit Komuna Shtime Komuna e Drenasit Komuna e Prishtinës Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare Komuna e Vitisë Komuna e Gjakoves Komuna Istog Komuna Kaçanik Komuna Klinë Komuna Junik Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare Komuna Obiliq Komuna Pejë Komuna e Podujevës Komuna e Rahovecit Komuna Suharekë Komuna Hani i Elezit Komuna e Mamushes Komuna e Prizrenit Komuna e Dragashit Komuna e Deçanit Plisat Shoqata Humanitare Diaspora Forumi për Iniciativa Qytetare Albanian Diplo” thuhet në njoftim.