Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë pas vizitës në Prishtinë të këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit Derek Chollet, zëvendës ndihmës sekretari Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretari i mbrojtjes, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar lidhur me vizitën dhe takimet.
“I nderuar të pres këshilltarin Chollet dhe delegacionin e tij për vizitë dje në Kosovë. Këshilltarit Chollet iu bashkuan ambasadori Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari Escobar dhe zëvendës ndihmës sekretari i mbrojtjes Boyer u takuan me zyrtarët më të lartë të Kosovës, udhëheqësit qeveritarë dhe opozitarë, si dhe përfaqësues nga media dhe civile shoqëri, thuhet në shkrimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.