Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka uruar Kosovën në 16 vjetorin e Pavarësisë. Me një video të publikuar Ambasada përshkrujati rrugën deri te ky akt.
Në video janë përfshirë raportet disa vjeçare të miqësisë mes SHBA-së dhe Kosovës, momentet nga 17 shkurti 2008, protagonistët e asaj kohe, deklaratat e presidentëve të SHBA-së sa i përket shtetit të Kosovës, gjithashtu dhe përkrahja ushtarake që SHBA i jep Kosovës për një rajon sa më të sigurt.
Ndër tjera, në fund të këtyre pamjeve përshkruese Ambasada e përfundoi me mesazhin “Le të vazhdojmë të punojmë së bashku”.