image Ambasada e SHBA-së pëlqen deklaratën e Vuçiqit kundër njohjeve të Kosovës

Politikë

Ambasada e SHBA-së pëlqen deklaratën e Vuçiqit kundër njohjeve të Kosovës

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka pëlqyer një publikim të një medie serbe në rrjetin social Twitter, në të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq flet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Vuçiq renditi nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur (VIDEO)”, shkruhet në titullin e artikullit të pëlqyer nga llogaria zyrtare e ambasadës.

Në anën tjetër, kanë filluar menjëherë reagime ndaj ambasadës amerikane.

Një prej zërave kundërshtues është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili i ka kujtuar ambasadës se çfarë përmban artikulli.

“Në artikull thuhet se ‘Vuçiq renditi nëntë shtete që tërhoqën njohjen e shtetit të vetëshpallur të Kosovës’”, ka shkruar Muja.

Vuçiq ka theksuar të mërkurën se 106 shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, vetëm 84 e njohin pa mëdyshje dhe tri të tjera nuk kanë qartësi sa i përket njohjes apo mosnjohjes.

Në një konferencë vjetore të mërkurën në Beograd, Vuçiqi publikoi një listë të vendeve që tërhoqën njohjen e tyre.

“Ne kemi nëntë vende që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia Guinea, Barbuda, Saint Lucia, Maldivet. Dhe ne presim të dhjetin”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se Serbia po përballet me sfida të vështira sa i përket Kosovës. Sipas tij, Serbia do paqe me shqiptarët dhe se nuk po e provokon askënd.

Gjithashtu reagime të shumta ka pasur edhe nga qytetarët, të cilët kërkuan llogari se pse është pëlqyer ky postim dhe se duhet ta sqarohen ose ta largojnë pëlqimin e këtij postimi.

image 34
image 35

/GazetaSinjali/