image Ambasada e SHBA-së: Njerëzit po e presin me padurim qeverinë e re

Kosovë

Negociatat/ Ambasada e SHBA-së: Njerëzit po e presin me padurim qeverinë e re

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mbështetur thirrjen e Bashkimit Evropian drejturar LVV-së dhe LDK-së për ta formuar sa më shpejt qeverinë e re.

Pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë, ambasada e SHBA-së ka reaguar duke u pajtuar me thirrjen, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në postimin ambasadës.

Për koalicionin e mundshëm ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, sot kanë ardhur në Kosovë edhe dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Pas takimeve me LVV-në dhe LDK-në, ata janë shprehur se janë detajet teknike ato që momentalisht po e pengojnë një koalicion mes partive. /Gazeta Sinjali/