image Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Dhuna në familje është krim, mos e duroni

Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Dhuna në familje është krim, mos e duroni

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook ka publikuar një mesazh për të gjithë qytetarët e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada amerikane në këtë postim shpreh se dhuna në familje është një krim i cili nuk duhet duruar, por që duhet të raportohet.

“Dhuna në familje është krim. Mos e duroni, raportojeni atë. Telefoni Policinë e Kosovës në 192, ose kontaktoni Avokatin e Viktimave në 080011112 nëse vuani nga abuzimi fizik, psikologjik ose ekonomik ose trajtimi i keq”, thuhet në postim.

/Gazeta Sinjali/