image Ambasada e SHBA-së në Kosovë bën thirrje për vaksinim

Shëndetësi

Ambasada e SHBA-së në Kosovë bën thirrje për vaksinim

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje, shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagimin e ambasadës thuhet se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundoni në spital”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Sot, sipas raportit të IKSHPK-së janë regjistruar 263 raste pozitive dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /GazetaSinjali/