image Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon për lojën me litar mes ushtarëve amerikanë dhe serbëve lokale

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon për lojën me litar mes ushtarëve amerikanë dhe serbëve lokale

news image

Sot gjatë ditës disa ushtarë të KFOR-it u panë teksa luanin lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë të cilët janë duke protestuar tash e disa ditë para objektit të Komunës së Leposaviqit dhe tri komunave tjera veriore.

Një video e publikuar nga ky moment i ka shkuar edhe Ambasadës Amerikane në Beograd.

Matja e forcave në tërheqjen e litarit, Ambasada e SHBA-së thotë se është lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve nga e cila fitojnë të gjithë.

“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Punë të mbarë djema!”, ka shkruar kjo ambasadë që drejtohet nga Christopher Hill.

/GazetaSinjali/