image Ambasada e SHBA-së: Jemi thellësisht të shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Kosovë

Ambasada e SHBA-së: Jemi thellësisht të shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas rritjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Facebook ka treguar se kanë anuluar të gjitha takimet, përpos atyre thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë dhe rajon. Kërkohet veprim vendimtar për ta zvogëluar transmetimin e mëtejshëm. Masat parandaluese janë efektive vetëm nëse ato ndiqen dhe zbatohen. Qeveria, punëdhënësit dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësinë në këtë luftë. Si punëdhënës i mbi 500 persona, ambasada e merr seriozisht këtë përgjegjësi. Duke maksimizuar punën online, duke anuluar të gjitha takimet, përpos ato thelbësore dhe duke zbatuar mbajtjen e maskës, ne po mbrojmë punonjësit tanë dhe familjet e tyre. Ne inkurajojmë punëdhënësit e tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. /Gazeta Sinjali/