image Ambasada e SHBA për mandatimin e Lekiq: “Hap në drejtim të gabuar”

Rajon

Ambasada e SHBA për mandatimin e Lekiq: “Hap në drejtim të gabuar”

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur në pikëpyetje bashkëpunimin me qeverinë malazeze, e cila do të formohej në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin, pasi Kuvendi i Malit të Zi i dha mandatin Miodrag Lekiq për të formuar qeverinë e 44-të.

SHBA-të kanë theksuar vazhdimisht se do të bashkëpunojnë me çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike, e cila është e përkushtuar për të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi.

Ambasada Amerikane në Podgoricë njoftoi për Zërin e Amerikës se Komisioni i Venecias ka thënë qartë se ” ndryshimet në Ligjin për Presidentin janë në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, prandaj çdo qeveri e formuar në bazë të atyre dispozitave do të kontestohej”.

“Si rezultat, është pikëpyetje nëse një qeveri e tillë do të formohej me të vërtetë në mënyrë demokratike dhe nuk shohim se si Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë me një qeveri të formuar në ato kushte,” thonë nga ambasada.

Ata vlerësojnë se vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për ta shpallur Lekiq si mandatar është një hap në drejtim të gabuar. Gjithashtu, thuhet se rikthimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës.

/GazetaSinjali/