image Biden ngatërron presidentin e Malit të Zi me kryeministrin

Qesharake

Biden ngatërron presidentin e Malit të Zi me kryeministrin

news image

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka uruar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për Ditën e Shtetësisë, por e ngatërroi atë me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiq.

Në mesazhin e tij, Biden shkroi se ishte e rëndësishme të dëgjohet “kontributi juaj gjatë samitit të fundit të NATO-s në Bruksel”.

Por, Gjukonaviq nuk ishte i pranishëm në atë samit, meqë ishte kryeministri Krivokapiq, shkruan B92, raporton Gazeta Sinjali.

Samiti u mbajt në mes të qershorit në selinë e NATO-s.

Gjithashtu, Biden kishte shkruar se ShBA-ja do të vazhdojë të kenë mbështetje të fortë për popullin e Malit të Zi, në progresin e tij për rrugën euroatlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

Presidenti amerikan gjithashtu uroi për katër vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO./Gazeta Sinjali/