image Ambasada e Kosovës në Itali u bën thirrje kosovarëve t’i shmangin ambientet publike

Kosovë

Koronavirusi/ Ambasada e Kosovës në Itali u bën thirrje kosovarëve t’i shmangin ambientet publike

news image

Ambasada e Kosovës në Itali u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë t’i reduktojnë lëvizjet në zyrat dhe ambientet publike.

Ambasada përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të jetë në gatishmëri të shtetasëve që kanë nevojë për shërbime, transmeton Gazeta Sinjali.

 “Në kuadër të dispozitave dhe masave të Qeverisë italiane lidhur me emergjencën e krijuar nga COVID-19, dhe për sigurinë e të gjithë shtetasve kosovarë dhe të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, i bëjmë thirrje shtetasve tanë që të reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve”, thuhet fillimisht në njoftim.

Më tej, në këtë njoftim janë vendosur edhe numrat e telefonit përmes të cilëve qytetarët mund ta kontaktojnë ambasadën.

“Në këto momente duhet të jemi të gjithë më solidarë, ta respektojmë dhe ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit”, thuhet në përfundimin e njoftimit të ambasadës.

https://www.facebook.com/AmbasciatadelKosovoinItalia/posts/3612419738832175?__xts__[0]=68.ARBzAs0db207JhL2CHwKWfNmEPSy1QU_fYbalZmwu6n7SPS2Fq9SWTWSyK7aTdhX1PHfiPgsvBJ1tZAWWvDs0VyhUXbhkRRAfiBfNhgCj_lhk26pzKgmbIdxyhbHcvXDVUxAKm8nD6dtCslM7OBpmNBBpffy11rPrqGi7-0fnt0nj9lKCqpI0iGImHltaA7gpcvn88zDH2PPrjh1_KOrQzow5ysB1tde8S7rfeoGaryJs2sHhqueitxhWZeoqF2ICwlve5av1BFcW3ZjsiDzPvU-LQTe7ppdlO-54SznzQHiEviOP2G-fNHAd-aHztbC9ZtRpg0lhLiqjyjDV1U4dFVF&__tn__=-R

Në Itali deri më tani janë shënuar mbi 300 viktima nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/