Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se shtetasit kosovarë që udhëtojnë për atje, duhet të izolohen për 10 ditë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes kësaj komunikate ambasada atje u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që të respektojnë masat e protokollet parandaluese antiCOVID nga Qeveria e Italisë.
Në kuadër të këtyre kufizimeve për të fluturuar drejt Italisë, kosovarët duhet të paraqesin dëshmi që janë negativ me COVID-19, si dhe paraqitjen e testit negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Masat e reja të Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Republikës së Kosovës për parandalimin e Covid 19 – Lajme nga Ambasada – Ministria e Punëve të Jashtme – Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë https://t.co/tLxLq4zbU3
— Kosovo in Italia ???????????????? (@KosovoinItalia) December 17, 2021