Ambasada e Kosovës në Francë ka dënuar sulmet terroriste që kanë ndodhur ditën e sotme në qytetin Nice të Francës.
Ambasadori, Qëndrim Gashi përmes një rishpërndarje në Twitter ka thënë se terroristët nuk do të fitojnë.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Nice. Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vështira dhe zemra tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Terroristët nuk do të fitojnë”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në Francë. /Gazeta Sinjali/
Nous condamnons fermement les attaques terroristes à #Nice. Le #Kosovo est avec le peuple et le gouvernement #francais durant ce moment difficile, et nos pensées vont aux familles des victimes et des blessés. Les terroristes ne gagneront jamais ! ???????????????? https://t.co/Dog7jV8WSS
— Kosovo en France (@KosovoenFrance) October 29, 2020