Ambasada e Kosovës në Emirate-EBA ka dalë me një komunikatë zyrtare pas shpërthimeve të fuqishme që kanë ndodhur mbrëmë në Abu Dhabi.
Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se nga shpërthimi i bombolave të gazit nuk është lënduar asnjë person kurse situata është nën kontrollë nga ekipet emergjente.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM NË LIDHJE ME SHPËRTHMIN E BOMBOLAVE TË GAZIT NË QYTETIN ABU DHABI
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton qytetarët e saj, se mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një shpërthim i bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi.
Ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima.
Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit.
Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta.