image Ambasada e Kosovës në Austri mbyllet deri më këtë datë, shkak koronavirusi

Kosovë

Njoftim/ Ambasada e Kosovës në Austri mbyllet deri më këtë datë, shkak koronavirusi

news image

Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nuk do të ofroj shërbime të rregullta konsullore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit ambasada do të jetë e hapur vetëm në raste emergjente.

“Të nderuar bashkatdhetar, qytetarë dhe shtetas te Republikës së Kosovës në Austri, Duke respektuar masat e marra ne Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë do jetë i hapur vetëm për raste emergjente dhe nuk do të mund të ofrojnë shërbime te rregullta konsullore deri me datë 27.03.2020. Për çdo aktualitet do të ju mbajmë të informuar! Ne raste emergjente ju lutem te na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/