Këngëtarja e njohur kosovare, e cila tani jeton në Zelandë të Re, ka marrë një dhuratë për Vitin e Ri 2021 nga Ambasada e Kosovës në Australi, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka falënderuar Ambasadën dhe ka uruar që të takohet sa më shpejt me bashkëatdhetarët atje.
“Faleminderit nga zemra për kujdesin Ambasada e Kosovës në Australi. Uroj që planet tona të takohemi sa më shpejt me bashkatdhetarët në Australi, të realizohen këtë vit”, ka shkruar Vesa në InstaStory.